Kronikë

Degradon sherri në repartin e zjarrfikëses në Kavajë, një prej punonjësve plagos me thikë dy kolegët

07:51 - 02.05.24 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një sherr mes zjarrikësve ka ndodhur brenda repartit në Kavajë. Raportohet se një zjarrëfikës është konfliktuar me kolegët e tij dhe dyshohet se ka qëlluar me thikë dy prej tyre.




Të plagosurit raportohet se kanë marrë dëmtime në këmbë dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 20:00 në repartin zjarrëfikës të Kavajës.

Policia e Kavajës ka shoqëruar në komisariat personat e përfshirë në konflikt dhe ka ndaluar personin e dyshuar si autor të sulmit ndaj kolegëve.

Gjithashtu zjarrëfiksët e përfshirë në konflikt janë pezulluar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.