Intervista

Spaho: Zgjedhjet u ndikuan nga krimi e droga, por edhe nga mangësitë e PD

14:10 - 07.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, deklaron se objektivi i demokratëve në këtë legjislaturë do të jetë reforma zgjedhore.

Në një intervistë për “Panoramën”, Spaho sqaron se PD do të jetë e hapur për të bashkëpunuar me çdo forcë opozitare, përfshirë edhe LSI-në, me kushtin që opozita të jetë reale dhe të evidentojë përgjegjësitë e Kryeministrit Rama në blerjen e votës. Spaho vlerëson Grupin Parlamentar që mbylli këtë legjislaturë, por është besimplotë se Grupi i Nënkryetari i PD-së konfirmon se opozita do të protestojë për emërimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Të shtunën, PD do të mbështesë protestën që ish-të përndjekurit politikë do të zhvillojnë përpara Parlamentit, duke shprehur në këtë mënyrë, sipas demokratëve, kundërshtinë për emërimin e figurave të lidhura me regjimin komunist. Kreu i PD-së, Basha, pas kthimit nga Asambleja e PPEsë, pritet të mbledhë Grupin e tij Parlamentar për të përcaktuar strategjinë e opozitës në nisje të sesionit të ri parlamentar.

Gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar, Basha pritet të paraqesë edhe emrat e tre drejtuesve të komisioneve që do të drejtojë PD-ja në Parlament dhe gjithashtu, emrat e nënkryetarëve të komisioneve të tjera.

Pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike, kur pritet të kemi një analizë dhe riformatim të strukturave në PD? Kujtojmë që forca tjetër në opozitë me ju, LSI-ja, sapo e ka nisur një proces të tillë?

Në rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, pa dyshim paratë me burim drogën, krimi i organizuar dhe përdorimi i administratës publike, përfshirë strukturat e Policisë, luajtën rol substancial, që vërtetohet edhe nga raporti i Task-Forcës, i ngritur për të evidentuar parregullsitë dhe anomalitë në zgjedhje. Pavarësisht kësaj, nuk mund të lihen pas dore mangësitë tona në organizim dhe në tërësi veprimtaria e strukturave të PD-së, nga qendra në bazë. Këto problematika dhe rrugët për kapërcimin e tyre do të jenë objekt i analizës, që do të fillojë në strukturat tona shumë shpejt. Për sa u takon zgjedhjeve në degë dhe më sipër, mandati i një pjese të tyre përfundon vitin e ardhshëm. Pavarësisht kësaj, analizat në degë do të evidentojnë edhe propozime në lidhje me këtë çështje.

Do të ketë PD-ja një aleancë në opozitë me LSI-në? Apo dy forcat opozitare në Parlament mund t’i bëjnë bashkë vetëm çështje të caktuara?

Është shpejt për të folur për aleanca. Mendimi im është që cilado forcë politike, parlamentare ose jo, që pretendon të bashkëpunojë me PD-në, duhet të sillet realisht si forcë opozitare me qeverinë e Edi Ramës, të denoncojë dhe shkë- putet nga praktikat e shitblerjes së votës, si dhe të evidentojë përgjegjësitë e qeverisjes me Edi Ramën në katër vitet që mbyllëm, nëse ka qenë pjesë e saj.

Basha e ka cilësuar provokim për shqiptarët propozimin e Gramoz Ruçit në krye të Kuvendit dhe Fatmir Xhafajt në krye të Ministrisë së Brendshme. Do të keni një reagim në seancë gjatë betimit të përfaqësuesve të maxhorancës?

Ka një ndjeshmëri të madhe në lidhje me sa pyesni ju dhe PD gjithmonë e ka shprehur dhe do ta shprehë këtë. Me sa jemi njoftuar, të përndjekurit politikë do të organizojnë një protestë ditën e shtunë, para fillimit të seancës parlamentare, dhe ne do të jemi në mbështetje dhe përkrahje të tyre.

Çfarë opozite do të bëjë Partia Demokratike në Parlament? Do të ketë një opozitë agresive në Parlament dhe komisionet parlamentare, apo do të jetë më shumë e angazhuar në protesta dhe aksione me qytetarët?

Opozita do të përdorë të gjitha format dhe mjetet për t’ia shkurtuar ditët kësaj qeverisjeje, e cila po mbetet në pushtet nga bashkëpunimi me krimin dhe përdorimi i parave të drogës. Objektivi ynë themelor në legjislaturën që sapo do të nisë do të jetë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme për çdo qytetar. Ne do të ndërmarrim të gjitha nismat e nevojshme që këtë ta bëjmë realitet, duke filluar nga votimi dhe numërimi elektronik dhe reforma zgjedhore. Edhe reforma kushtetuese dhe rishikimi i ndarjes territoriale nga këndvështrimi i PD-së do të jenë në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm.

Sa të fortë e shikoni Grupin e ri Parlamentar për t’u përballur me një maxhorancë që gëzon mbi 75 mandate në Parlament? Besoni se do të ndihet mungesa e zërave si Topalli, Patozi, Bregu etj.? 

Unë respektoj dhe vlerësoj kontributin e kujtdo, që ka qenë pjesë e Grupit Parlamentar të PD-së ndër vite, sikurse jam i bindur që Grupi Parlamentar i legjislaturës që sapo do të nisë, do të jetë nga më të mirët që ka pasur PD, në sinkron dhe efikas me objektivat që kemi për t’u rikthyer në qeverisjen e vendit.

ri Parlamentar do të jetë nga më të mirët që ka pasur PD-ja.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.