KULTURË

“UET PRESS” / “Si e bëri Rama reformizmin elektoral”, Henri Çili promovon librin e ri

08:46 - 23.09.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Përfaqësues i mendimit liberal, i cili karakterizohet nga hapje ndaj vlerave të reja, eksperiencave, guximit për ndryshime, të mirëqenies jo vetëm të grupimit të vet, por edhe të tjetrit, dr. Henri Çili sjell një kërkim të ri social-politik kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”, në të cilin përpiqet ta kthejë të kuptuarit e tij në një perspektivë orientuese më të mirë për të gjithë. “Vonesa shqiptare” nuk është as antropologjike, as hyjnore, as mistike, është thjesht mungesa në vendosjen e tregut. Ky është shqetësimi aktual për botuesin, por në zanafillë gazetarin, Henri Çili pse në çdo element të shoqërisë sonë në politikë, ekonomi, arsim, shëndetësi etj., mungon tregu. Ky është në thelb shkaku që e nxiti në reflektimet e tij për të hedhur në qarkullim librin “Vonesa shqiptare”, botim i Institutit “Pashko”, të promovuar dje në mjediset e UET, me prezencë të mjaft intelektualëve, akademikë, gazetarë, publicistë, shkrimtarë, pedagogë… Një ese e shkurtër plus 10 artikuj, polemika dhe ndërhyrje publike të cilat vërtiten përreth reformizmit, populizmit, liberalizmit, që Çili ka mbajtur në mjedise të ndryshme mediatike. Në këtë libër, Henri Çili sjell një kërkim të ri social-politik kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”, në të cilin përpiqet ta kthejë të kuptuarit e tij në një perspektivë orientuese më të mirë për të gjithë.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.