Emanuele Ndoji pritet që të jetë një prej risive të Panuçit në grumbullimin e radhës për përballjet kundër Italisë dhe Spanjës. Mirëpo, ftesa e mundshme nga Kombëtarja A duket se nuk i ka shërbyer futbollistit kuqezi për të bërë mirë.
Në sfidën e djeshme të Breshias kundër Foxhas, shqiptari ka bërë një sërë gabimesh dhe në momentin e zëvendësimit në minutën e 76-të, është vërshëllyer nga tifozët e pranishëm, shkruan PanoramaSport.
Dy minuta para se të linte lojën, shqiptari është ndëshkuar edhe me karton të verdhë. “Tuttomercatoweb” e ka vlerësuar me notën pesë.
Shfaq Komentet (0)