Tech

Lotaria Amerikane/ Ambasada: Të gjithë ata që kanë aplikuar para datës 18 tetor duhet të ….

11:22 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Lotaria Amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që kane aplikuar të jenë pjesë e saj.

Në njoftimin e saj thuhet se të gjithë qytetarët që kanë bërë aplikimin e tyre, përpara datës 18 tetor 2017 do tu duhen ta ribëjnë nga e para.

“Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë”. Ky është njoftimi i rëndësishëm që bën sot Ambasada Amerikane në Tiranë për te gjithë aplikuesit shqiptarë.

“Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për pikantët e vizave të shumëllojshmërisë”- njofton ambasada, duke dhëne detaje me vlere për të gjithë të interesuarit.

Njoftimi i Ambasadës

Për shkak të problemeve teknike, periudha e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të rifillojë nga e para. Të gjitha regjistrimet e bëra përpara datës 18 tetor 2017 do të duhet të ribëhen në mënyrë që të merren në konsideratë. Ne na vjen keq për shqetësimin e krijuar për aplikantët e vizave të shumëllojshmërisë. Për të siguruar drejtësi dhe për të mbrojtur integritetin e procesit për të gjithë ata që janë të interesuar, ne duhet ta rifillojmë procesin e regjistrimit për këtë vit (DV-2019). Periudha e re e regjistrimit për Lotarinë DV-2019 do të hapet të Mërkurën, 18 tetor 2017, në orën 18:00 ora lokale e Shqipërisë dhe mbyllet më 22 nëntor 2017, ora 17:00 ora lokale e Shqipërisë. Nëse keni ndonjë pyetje mbi regjistrimin, jeni të mirëpritur të na shkruani këtu. Udhëzimet e Lotarisë gjenden tek faqja e Ambasadës në: https://goo.gl/5SjV6h #AskAnna


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.