Tech

Zbulohet dokumenti/ Sa punonte në të vërtetë Enver Hoxha? Na e tregon propozimi i “shokut” Mehmet Shehu

11:09 - 16.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ish-drejtuesi i arkivës në Ministrinë e Brendshme Kastritot Dervishi ka publikuar këtë të hënë një dokument të vitit 1958 të Byrosë Politike, e cila tregon më së miri se sa punonte në të vërtetë Enver Hoxha.

Sipas dokumentit të firmosur me propozim të Mehmet Shehut, “sekretari i parë” i Partisë Hoxha do të merrte një sasi me bollëk të pushimeve.

Për më tepër lexoni më poshtë:

Sa shumë lodhej komandanti

Në vitin 1958 Byroja Politike, pa diskutim dhe propozim, miratonte një vendim që kufizonte kohën e punës të sekretarit të parë. Vendimi që bashkëlidhet, justifikohet me domosdoshmërinë e ruajtjes së shëndetit të udhëheqësit, pikërisht në kohën kur klasës punëtore dhe fshatarësisë kooperativiste i kërkohej të rriste normat dhe orët e punës. Mirëpo çfarë pune bënte Enveri? Tematika e mbledhjeve dhe vendimmarrja vetëm thelb dhe cilësi nuk kanë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.