POLITIKË

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Reformës nuk do t’i shpëtojnë as peshqit e mëdhenj

10:47 - 23.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar pas deklaratave te kryeministrit Rama, dhe vendimit të tij për të përjashtuar nga partia Saimir Tahirin.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama doli sot të shesë bashkëpunëtorin e tij, i frikësuar nga drejtësia. Sipas saj, kryeministri sulmoi bashkëpunëtorin i cili deri dje tundte flamurin e reformës në drejtësi. Një shenje kjo që tregon se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës,- vijoi me tej Kryemadhi.

Postimi i plotë

I frikësuari i drejtësisë Edi Rama doli sot të mbrojë por edhe të shesë sipas interesit bashkëpunëtorin e tij në kriminalizimin e politikës Saimir Tahirin. Këshilltarët dhe miqtë e tij të besuar gati gati e kanë bindur Edi Ramën se ai nuk ka gisht në kanabizimin e Shqiperisë, duke harruar se frika e Edi Ramës është më e madhe se çdo parim apo miqësi e tij. Sulmi i sotëm i paprecedent ndaj atij që deri pak javë më parë tundte flamurin e reformës në drejtësi është shenjë e qartë e aktrimit politik dhe paaftësisë për të kuptuar se kësaj reforme nuk i shpëtojnë dot as peshqit e mëdhenj të politikës. Edi Rama gabon kur dëgjon këshilltarët e tij se artificat në ligjet e reformës në drejtësi mund ta shpëtojnë atë nga drejtësia. Por si njeri i pathelluar nxitohet të deklarojë veten dhe bashkëpunëtorët e tij të pafajshëm duke sulmuar të vetmin organ ligjzbatues që fakton lidhjet e tij direkte me botën e krimit. Qëndrimi i tij personal dhe i grupit parlamentar të PS nuk është asgjë më shumë vetëm se ikje e përkohshme nga e vërteta e fortë që do sjellë largimin e kriminelëve nga vendimmarrja e Shqipërisë. Sepse më mirë se të gjjthë, Edi Rama e ka të qartë që opozita nuk është më çështje kartonash të blerë me paratë e krimit, por çeshtje fryme dhe vullneti që do sjellin shumë shpejt largimin e bandave nga pushteti.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.