POLITIKË

Ironia e Vasilit për Ramën: Ca pyetje për shkollëpaktin. Lum ata ministra, që tallen me të!

13:23 - 27.10.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së ka ironizuar me deklaratat e kryeministrit Edi Rama, i cili shprehu rezerva për Kryeministrinë në lidhje me kthimin e përgjigjeve ndaj ankesave të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit, që e cilëson ‘shkollëpakt” dhe thotë më tej se ministrat tallen me të.

“Kryeministri, që s’i kthen as përgjigje popullit, do që të bëjë aleancë me të. Ky kryeministri na thotë që as ushtria që ka në kryeministri nuk i paska kthyer përgjigje hiç ankesave dhe kërkesave të qytetarëve.
Po kush i ndali? Po milionat e harxhuara për platformën? Po qindra rroga për vegjetuesit komentatorë brenda kryeministrisë? Po ky vetë ku ka qenë, ku ka vegjetuar tërë këto vite, që si paska parë vartësit se si nuk ja varin hiç popullit? Po timonin a e kishte vetë? Po aleancën me popullin, që e paska përbuzur po vetë, a do ta bëjë?

Shumë pyetje këto, edhe të vështira shumë për shkollëpaktin.
Nesër do thotë edhe për këtë ndonjë budallëk tjetër, siç bëri me TVSH e biznesit të vogël, që ca ditë kur e vuri tha e ç’nuk tha, pastaj kur e hoqi e qepi gojën.

Ç’të bëjë tjetër kur nuk kupton? E thjeshtë fare: lexon e thotë vetëm ç’ti shkruajnë. Lum ata ministra, që tallen me të”, – shkruan Vasili.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.