


Fatmir POPJA
Bajana Çeveli në emër Shoqatës së Grave me Probleme Sociale me rastin e 17 vjetorit të Rezolutës 1324 ka bërë thirrje për tu respektuar gjithnjë e më shumë të drejtat e grave në Shqipëri.Qeveria e vendit tonë duhet të mendojë të përforcojë mekanizmat për mbrojtjen dhe pjesmarrjen e grave nê jetën publike fhe ekonomike.Ka ardhur koha që të ketë një Plan Kombëtar Veprimi në Shqipëri.Siguria e grave është një nga çështjet që i duhet kushtuar rëndësi e jashtëzakonshme.Të gjitha institucionet kryesore si Ministria e Drejtësisë, Ministria e Brendshme , Ministria e Jashtme etj duhet të tregojnë vëmendje maksimale ndaj çështjes së sigurisë së jetës së femrës.Ndërkaq duhet bërë gjithnjê e më shumë nga institucionet për shtimin e numrit të strehëzave të emergjencave për femrat e dhunuara.Që një femër të ketë siguri duhet të ketë jo vetëm ndërgjegjësim të opinionit qytetar por edhe punë të parreshtur të institucioneve për rritjen e shkallës së sigurisë së gruas shqiptare. Është momenti që efiçensa e mekanizmave të Luftës Kundër Dhunës në Familje të funksionojë më së miri.