KULTURË

Eksperimenti komunist, Bulgakov në skenën shqiptare

10:30 - 07.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play


Kolektiv 38″ shfaq premierën “Djallëzorët” në TKEKS, një shfaqje që reflekton mbi figurën e Bulgakovit. 8 regjisorët Madi Selimi, Valentina Carbonara, Rolando Macrini, Elio Colassanto, Riçardo Mallus, Ashai Lombardo, Mirko Corradini, Silvia Zoffoli realizojnë një vepër të përbashkët, një kolektiv me ideologji të ndryshme, për të përcjellë kështu frymën bashkëpunuese. Në një kohë ku artisti përpiqet të luftojë i vetëm, “Kolektiv 38” sjell mesazhin teatror “ne përpiqemi të jemi një grup dhe së bashku të krijojmë aleancë”. Kjo shfaqje mbështetet nga Ministria e Kulturës. Shfaqja “Djallëzorët” reflekton mbi figurën e Bulgakovit, (shkrimtar rus) i censuruar dhe i botuar vetëm 30 vitet e fundit, si dhe mbi formimin e komunizmit në Rusi e më pas në Shqipëri. Nëpërmjet shfaqjes teatrore, ngrihen reflektime mbi 70 vjet komunizëm (1917-1989) të cilat nëpërmjet ideologjive filozofike kanë shokuar botën. Bulgakov është një ndër të shumtët poet rusë “i censuruar”, që shkruan mbi “eksperimentin komunist” duke i kthyer historitë e tij në metafora dhe simbolika. Midis viteve 1924-1925, ai shkruan tri tregime të gjata “Diallëzorët”, “Vezët fatale” dhe “Zemra e qenit”. Të tria tregimet përshkruajnë “eksperimentin komunist” (siç e quan Bulgakov) në mënyrë simbolike burokratike, të mbushura me makinacione të shtrembëruara dhe të shëmtuara. Ai ironizon dhe e kthen këtë në satirë. Djallëzorët, bashkë me “Vezët Fatale” dhe “Zemra e qenit” është një nga tri tregimet, të cilat përbëjnë kryevepra të prozës satirike sovjetike. Këto tri tekste përfaqësojnë “Trilogjinë e heshtjes së kuqe” dhe “Djallëzorët” është spektakli i parë si dhe studimi i parë i “Kolektiv 38”. Në “Djallëzorët” Korotkov është në një univers burokratik të pafund, zvarritës plot dhoma, korridore, ndërtesa shumëkatëshe, burra që shfaqen dhe zhduken, dokumente të pafundme, emra që transformohen. Revolucioni, utopia është një bionde krenare, e bukur e veshur me taka të kuqe ku tregon historinë e saj. Ky mekanizëm funksionon. Në skenë mbrapa saj katër qenie njerëzore, të gjithë të barabartë, padyshim viktima të dhunës së pushtetit. E vetmja mënyrë për të shpëtuar veten është të mos jesh protagonist i historisë që po tregohet. Ata janë të gjithë Korotkov.  Revolucioni vazhdon historinë e saj gjithnjë e më groteske. Por, qenia njerëzore ende ka një shans, një akt lirie për të shpëtuar nga i gjithë ky sistem. Dhe është këtu ku Revolucioni nuk bën dot më. Dështon. Shfaqja vjen në skenë në datat 9 dhe 10 nëntor 2017, ora 19:00 në TKEKS.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.