Trajneri i kombëtares shqiptare, Kristian Panuçi, ka dalë sot në një konferencë për shtyp, ku ka bërë të ditur se do të grumbullojë 2-3 lojtarë të rinj në miqësoren e marsit, ndërkohë që është duke ndjekur 5-6 të tillë. Trajneri i Kombëtares ka bërë të ditur se ka 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë europianin.
“Do grumbullohemi në mars për një miqësore ku do marrim dy tre lojtarë që duam t’i shohim për kombëtaren. Kemi 6 muaj kohë për të formuar grupin që do të provojë të arrijë Europianin. Jam duke vëzhguar 5-6, por nuk them emra sepse janë lojtarë të rinj dhe më mirë mos të them emra. Gjithashtu ndryshe kur i shikon nga afër dhe ndryshe në video”, u shpreh Panuçi.
Shfaq Komentet (0)