EKONOMI

ALUIZNI, 200 personat që kanë gati lejet. Dosja për aplikim për tapi përgatitet nga Agjencia dhe ZRRP-ja

09:53 - 30.11.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




 

Ornela MANJANI

 

ALUZINI bën publik listën me 200 personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë gati lejen e legalizimit. Përfituesit janë në qarkun e Tiranës, në zonat përreth Kavajës dhe duhet të shkojë të tërheqin lejen pranë drejtorisë së këtij qyteti. Ndërsa për pajisjen me tapi të personave që kanë ndërtuar pa leje, me ndryshimet e fundit në ligj, do të bashkëpunojë ALUIZNI dhe ZRPP-ja pa qenë nevoja të aplikojë vetë përfituesi. ALUIZNI dorëzon në ZRRP: verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastrale ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar. Kërkesa për informacion, për verifikimin e gjendjes juridike të pronës (statusit juridik), dërgohet nga ALUIZNI pranë ZVRPP-së, jo më vonë se 10 ditë nga data e evidentimit faktik në terren (data e “Procesverbalit të evidentimit në terren”) dhe shoqërohet nga harta vektoriale në format shkresor dhe elektronik. Ndërkohë ZVRPP-ja, brenda 15 ditëve nga administrimi i kërkesës, dërgon informacionin mbi gjendjen juridike të pronave në bllokun kadastral, në të cilin përfshihen: të dhënat mbi pronarin e pasurisë, hartën kadastrale, në format shkresor dhe elektronik dhe kartelat. Në VKM është sanksionuar se kur ZVRPP-ja nuk dërgon informacion, ALUIZNI vijon procedurat administrative për legalizimin e ndërtimit, duke kërkuar regjistrimin e tij. Kur zona kadastrale nuk i është nënshtruar regjistrimit fillestar dhe poseduesi i ndërtimit nuk disponon dokumentacion që provon pronësinë mbi truallin, ALUIZNI vijon procedurat e kalimit të së drejtës së pronësisë, si në rastin e ndërtimeve informale të ngritura mbi truall “shtet”.

Listën e plotë me emrat e gjeni në ‘Gazeta Shqiptare’ versioni print në cdo pikë shitje të Gazetave


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.