EKONOMI

Ish-të përndjekurit, 1000 trashëgimtarët që përfitojnë këstin e I të dëmshpërblimit Fëmijët dhe nipërit e ish-të dënuarve të plotësojnë dosjet

09:06 - 02.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

 




Ornela MANJANI

 

Ministria e Financave ka publikuar listën e kategorisë jo parësore në radhët e ish-të përndjekurve politikë që mund të trajtohen me dëmshpërblim, por që sipas këtij dikasteri duhet të sjellin dokumentet e nevojshme. Bëhet fjalë për listën e kategorisë jo parësore, për trashëgimtarët, rreth 1000 përfitues, të cilët do të marrin dëmshpërblim, por më parë duhet të plotësojnë dosjen me dokumente. “Gazeta Shqiptare” publikon listën e plotë, së bashku me analizën e dokumentacionit për çdo dosje, si për përfituesit e këstit të parë. Dokumentet për trajtimin me dëmshpërblim pas shqyrtimit të juristit, duhet të dorëzohen brenda javës tjetër.
Dokumentet
Të gjithë trashëgimtarët e ish-të dënuarve duhet të sigurohen pranë bankës në të cilën kanë hapur llogarinë, që llogaria e tyre është aktive. Në rast se llogaria nuk është aktive, shuma e dëmshpërblimit kthehet mbrapsht në buxhet, duke sjellë vonesa dhe ndërlikime të panevojshme. Kur kemi ndryshim të identitetit, Emër/Mbiemër, apo në rastet kur në certifikatë ndryshon emri ose mbiemri, qoftë edhe me një germë të vetme në krahasim me dëshminë e trashëgimisë apo prokurës, kartës së identitetit dhe çdo dokumenti tjetër të nevo-jshëm, duhet medoemos që në të gjitha dokumentet emrat të jenë të njëjtë me atë që është shkruar në certifikatën e lëshuar nga gjendja civile. Në raste se ka transkriptime të gabuara gjatë kohës nga një certifikatë e një periudhe të caktuar, atëherë këto ndryshime duhet të pasqyrohen brenda formatit të certifikatës apo edhe të një vërtetimi të veçantë të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Ligji parashikon edhe rastet e ekzekutimeve pa gjyq. “Në rastet e ekzekutimeve kapitale pa gjyq, është i domosdoshëm një vendim fakti gjykate që vërteton vdekjen, plus një certifikatë negative të lëshuar nga zyra e gjendjes civile. Në rastet kur për arsye të njohura në gjendjen civile nuk ekzistojnë dokumente të periudhës përkatëse dhe ky fakt vërtetohet nga gjendja civile, i interesuari është i detyruar të bëjë një gjyq fakti, të cilin edhe në këtë rast si në pikën më lart, duhet ta shoqërojë me një certifikatë negative”,-thuhet në njo-ftimin që Ministria e Financave bën për të sqaruar trashëgimtarët e ish-të dë-nuarve, që nuk kanë marrë ende dëmshpërblimin.

Listën e plotë e gjeni në ‘Gazeta Shqiptare’ print, në çdo pikë shitje të gazetave

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.