Ekonomi

Udhëzime të vlefshme për t’u mbrojtur nga situatat e përmbytjeve

10:05 - 04.12.17 gsh.al

Në situata me reshje të mëdha shiu, dalje të lumenjve nga shtrati, prishje të urave e rrugëve, përmbytje të zonave të banuara, rrëshqitje dherash, dëmtime të godinave kërkohen masa specifike për të shmangur në maksimum dëmtimet dhe aksidentet që mund të na kushtojnë edhe jetën. Më poshtë po japim disa këshilla sesi të mbroheni nga këto situata:
Për të shmangur dëmtimet nga rryma elektrike është e domosdoshme:
-Të bëjmë stakimin e automateve qendrore.
-Të qëndrojmë në vende të sigurta pa lagështirë.
-Mos ndizni pajisjet elektrike që janë lagur ose qëndrojnë në ujë.
-Mbani fëmijët sa më larg rreziqeve nga linjat elektrike, pajisjet elektrike etj.
-Mos përdorni gjeneratorë elektrikë në vende të mbyllura, gazrat që ato lëshojnë gjatë punës përbëjnë rrezik për jetën tuaj.
Informohuni vazhdimisht për gjendjen e relievit, gropat që mund të jenë formuar, rrymat e fuqishme të ujit, urat, rrëshqitjet e dherave
-Qëndroni në vende ku jeni më të sigurt; në lartësi, në kate më të larta të godinave, në kodrina.
-Mos tentoni të kaloni përrenj, lumenj kur prurjet janë të mëdha.



-Shmangni lëvizjet mbi ura, në pellgje me ujë etj.
Në kushtet e lëvizjeve të domosdoshme, me ujëra të rrëmbyera, qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe në grup.
Në kushtet e një moti të jashtëzakonshëm më të rrezikuarit janë fëmijët
-Mbajini fëmijët sa më pranë, nën vëzhgim të vazhdueshëm.
-Fëmijët nuk duhet të lëvizin të pashoqëruar.
-Mbajini ata në vende të sigurta, në kate të larta, larg rrymave të ujit, në vende ku mendoni se nuk arrijnë ujërat.
-Sigurojini ata me veshje të përshtatshme.
Reshjet e shumta shtojnë mundësinë për aksidente, të cilat rrezikojnë jetën tuaj
-Shmangni në maksimum lëvizjet me mjete motorike në kushtet e motit të keq.
-Informohuni në vazhdimësi për vendin ku do të lëvizni, motin, reshjet, temperaturat.
-Kontrolloni gjendjen teknike të mjetit, karburantin, paketën e ndihmës së parë, pajisjet ndriçuese, gomat.
-Siguroni veshje të përshtatshme për udhëtimin në këto kushte. Veshje të ngrohta, mbrojtëse nga reshjet e shiut, këpucë dimërore, çizme etj.
-Kujdes duhet treguar për shpejtësinë gjatë lëvizjes me makina.
-Vendosni fëmijët në vende të përshtatshme, në sedilen e posaçme dhe të lidhur me rrip sigurie.
-Siguroni që aparatet e celularit të jenë të karikuara, dhe me karikues rezervë në makinë.
-Mos tentoni të kaloni me mjetin tuaj në vende të dyshimta, me pellgje uji, prurje të mëdha, apo dhe me rrezik të lartë rrëshqitjeje.
Ndërtesat ku ju banoni e kryeni aktivitete të ndryshme janë të rrezikuara
-Mos qëndroni në, mbi apo pranë godinave që janë të mbuluara nga uji.
-Gjatë punës për pastrimin e ambienteve të përmbytura bëni kujdes të përdorni doreza, vishni çizme, pasi mund të lëndoheni në çdo moment.

 

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.