POLITIKË

Raporti i Europolit për drogën, Alibeaj: Shqipëria vazhdon të jetë burimi kryesor i drogës në Evropë

13:16 - 09.12.17 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga arsyet kryesore se përse BE nuk hap negociatat me Shqipërinë, është trafiku i drogës, kështu është shprehur PD-ja, nëpërmjët deputetit Enkelejd Alibeaj




Nga selia blu, Alibeaj citoi një raport me shifra të Europolit, që e radhiste Shqipërinë si burimin kryesor të kanabist në Europë dhe nënvizoi se “rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm përmes nxjerrjes para ligjit të Tahirit, Dakos, Sejdinit, Balilajve…”

“Raporti thotë se tregu i drogës në BE, – tha Alibeaj, –  është 24 miliardë euro dhe se Shqipëria është burimi kryesor i kanabisit dhe pastrimi i parave nga trafiku i drogës është rritur.

Raporti konfirmon se nuk është opozita ajo që po ia nxin faqen vendit, por qeveria që po përfiton nga trafiku i drogës.

Shqipëria është burim kryesor i drogës sepse ky ishte dhe vazhdon të jetë prioritet i Kryeministrit. Shqipëria mund të ishte një vend anëtar i NATO-s, që po negocionon edhe për anëtar i BE, por jo!  Se droga vazhdon të jetë prioritet i drogës. Paratë e drogës duhen pastruar për të financuar blerjet e reja të poltikanëve dhe votës.

Droga është arsyeja që Shqipërisë i mohohet prej tre vitesh hapja e negociatave. Të huajt e thonë fare qartë se nuk do t’i hapin negociatat nëse nuk nxirren të paprekshmit para ligjit. Rruga e Shqipërisë për në BE kalon vetëm përmes nxjerrjes para ligjit të Tahirit, Dakos, Sejdinit, Balilajve…”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.