Reali sfidon PSG-në për Nejmarin, por këta të fundit kundërpërgjigjen me interesimin për Ronaldon. Portali spanjoll “diariogol” shkruan se presidenti i francezëve po mendon të bëjë një ofertë të çmendur në drejtim të “galaktikëve” për t’i bindur që ta lënë të lirë Kristianon.
100 milionë euro dhe shërbimet e mesfushorit Julian Draksler në këmbim të yllit portugez. Oferta është tunduese, por ndoshta jo aq sa për ta bërë Realin që të heqë dorë nga shërbimet e Ronaldos, shkruan PanoramaSport.
Momenti jo i mirë që po kalon në Spanjë, por edhe fiksimi që ka Al Khelaifi për ta parë një ditë me fanellën e PSG-së, janë dy arsye që nuk duhen nënvlerësuar, prandaj madrilenët duhet të bëjnë kujdes.
Shfaq Komentet (0)