EKONOMI

FOTO/ “I dashur Babagjysh nuk dua lodra, por…” letra prekëse e 9-vjeçares nga Fieri

13:47 - 19.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Afrimi i festave të fundvitit, përgjithësisht krijon një atmosferë të bukur, veçanërisht për fëmijët, dhe letrat e tyre për Babagjyshin e Vitit të Ri.




Por letra e 9-vjeçares Shaze Rapaj nga Fieri, po bën xhiron e rrjetit, kur lexon dëshirën që ajo i ka shprehur në letër Babagjyshit.

Vogëlushja nuk kërkon lodra e kukulla, por vetëm një lavatriçe për mamin e sëmurë sepse gjendja ekonomike e familjes së saj është shumë e rënduar.

Letra e plotë:

“I dashur babagjysh sekret unë jam Shaze Rapaj jam 9 vjeç. Mësoj te shkolla Riza Braka. Unë dua një dhuratë nga babagjyshi sekret, nuk dua si gjithë shokët apo shoqet e mia si laptop apo telefon,  dua një lavatriçe për mamin se nuk e kemi mundësinë të blejmë se babi është pa punë. Brenda mundësive edhe një të përdorur se shoqet e mia kanë të gjitha, ndërsa unë nuk mund ti laj rrobat vetë se jam e vogël, mami është sëmurë, vëllai është i vogël”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.