POLITIKË

Kreu i të rinvje demokratë: Qytetarët janë të revoltuar me drejtuesit e PD

20:25 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

I ftuar në studion e Report TV, kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, foli rreth protestave që pritet të vijojnë nga opozita gjatë muajit janar.




I pyetur për skenarin e protestave, ai u përgjigj se do të jenë paqësore dhe masive ashtu siç kanë qenë gjithmonë nga ana e PD vitet e fundit kur në krye të demokratëve erdhi Lulzim Basha.

Kryetari i FRPD u bëri thirrje të gjithë qytetarëve për t’u bashkuar në protestë, ndërsa i pyetur nëse përpara Kryeministrisë do ngrihet sërish çadra, Këlliçi tha se formati i protestës së opozitës do vendoset ditët e para të janarit.

“Duhet të ngihemi në protesta, dhe jo të qëndrojmë me sytë nga qielli duke pritur një zgjidhje. Protestat do të jenë paqësore siç kanë qenë gjithmonë nga Partia Demokratike, pa probleme dhe masive. Skenarët e protestës do njoftohen ditët e para të janarit. Protestë, çadër apo do të rrethohet Kryeministria, pak rëndësi ka, e rëndësishme është të bashkohemi në sintoni për një qëllim të përbashkët, rrëzimin e qeverisjes Rama. Pasi të gjithë e kemi kuptuar që me këtë model qeverisje e ardhmja e te gjithëve në është në rrezik”, u shpreh ai.

Pavarësisht aksioneve të ndërmarra nga opozita në përballje me qeverinë, kreu i FRPD u shpreh kritik me lidershipin demokrat kur tha se qytetarët janë të zhgënjyer me udhëheqjen e PD.

Sipas kreut të FRPD, qytetarët presin zgjidhje nga selia blu pas skandalit Tahiri dhe shndërrimit të Shqipërisë në Kolumbi droge, por kjo frymë sipas tij nuk është udhëhequr në mënyrën e duhur nga PD.

“Qytetarët janë dhe të revoltuar me drejtuesit e Partisë Demokratike, sepse thonë që duhet të na udhëhiqnit përpara, duhet një reaksion radikal për t’i dhënë fund kësaj keqqeverisje në vend. 2018-a nuk duhet ta gjejë Shqipërinë me Edi Ramën kryeministër. Ka pasur dhe demokratë skeptike se mos po e ekzagjerojnë me akuzat ndaj Qeverisë, se deri diku dukej si skenar filmash, si skenar Hollywood. Ata demokratë janë bindur, se kemi parë rastin Tahiri, hetimet nga drejtësia italiane, raste që nuk mund të manipulohen pasi janë aty. Shqipëria është shndërruar në Kolumbi. Ne jetojmë në një narkoshtet dhe të gjitha më pas janë të lidhura zinxhir”, ka thënë Këlliçi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.