POLITIKË

“Si iku mësuesi nga klasa nga e qeshura ime”, Presidenti Meta tregon historinë e gjimnazit

22:12 - 30.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka zgjedhur që në vigjilje të ndërrimit të viteve, të tregojë një histori personale.




Këtë e ka bërë i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” kur kujtoi një rast nga koha e gjimnazit në shkollën “Sami Frashëri”.

I pyetur nëse i kishte ardhur ndonjëherë për të qeshur gjatë ndonjë takimi serioz, Presidenti  Meta tregoi:

“Në një orë mësimi matematike, kishim një profesor shumë serioz dhe shumë kërkues, por zëvendësues, kështu që ne nuk ishim shumë të qetë sepse nuk ishte ky që do të na vlerësonte në fund dhe bënim pak zhurmë në klasë. Në krahun tjetër të klasës ishte shoku ynë që e kishte mbiemrin Dudi. Profesori bëhet nervoz dhe e thërret: ‘Dudi! Ngrihu në këmbë!’ Ky nuk e priste këtë, dhe fillon ngrihet avash avash dhe ishte shumë i gjatë. Kur i thotë profesori: ‘Ç’më ngrihesh ashtu, sikur të jesh qindra mijëra vjeçar?!’

Kur i thotë ashtu, plasi e qeshura, unë qeshja me të madhe dhe ata të klasës më shumë qeshnin se po qeshja unë dhe më thotë profesori: ‘Meta, ndalo të qeshurën! Kur qesh ti qeshin dhe muret!’ Kur tha këtë, nuk ngeli më njeri pa qeshur e mur pa u tundur. Kështu profesori mori regjistrin dhe iku.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.