Horoskopi

Horoskopi i datës 31 Dhjetor 2017

08:52 - 31.12.17 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play




Ju pëlqen t’ju njohin për origjinalitetin tuaj, por largimi nga paketa mund të jetë problematik. Në vend që të këmbëngulni të gjeni rrugën tuaj, bëjeni misionin tuaj ndihmën ndaj dikujt që po lufton. Nuk ka rëndësi nëse çoni ushqim në një festë, kryeni një porosi për një fqinj të sëmurë, apo ofroni fjalë inkurajuese për një nxënës në vështirësi. Gjëja e rëndësishme është që ta lini mënjanë egon tuaj në dobi të dikujt tjetër. Ky qëndrim bujar do të vendosë bazat për një Vit të Ri të begatë.

Do të fitoni para nga një ide origjinale, me kusht që të jeni të gatshëm të punoni si pjesë e një ekipi. Mos lejoni që një qëndrim kokëfortë t’ju mbajë larg nga dëgjimi i këshillave të dobishme. Mos debatoni me propozimet e dikujt. Kur t`i jepni vetes një shans për të brendësuar këto reagime, do të zbuloni se është shumë e dobishme. Bëni çmos për ta mbajtur mendjen hapur në orët e fundit të vitit 2017.

Mos e identifikoni veten shumë pranë një sërë idesh. Ju jeni vazhdimisht në rritje dhe duke ndryshuar. Besimet që ju shërbyen në fillim të vitit nuk kanë më të njëjtën fuqi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të jeni të hapur ndaj sugjerimeve të reja. Një mik, i cili ka pasur sukses me një teknikë do të përpiqet ta ndajë atë me ju. Pajtohuni që ta provoni këtë metodë të paktën për një ditë, edhe nëse jeni skeptik mbi këtë gjë. Do të përjetoni sukses të menjëhershëm. Viti i ri ju bën thirrje që të jepni ato që nuk ju shërbejnë më.

Mbajtja e mendimeve tuaja të vërteta brenda është problematike. Edhe pse perspektiva është e frikshme, duhet të besoni te dikush që është besnik, i sjellshëm dhe i hapur. Nëse nuk keni një njeri të tillë në jetën tuaj, mbani një ditar. Të kuptuarit e asaj që është në mendjen tuaj do të jetë çliruese. Kohët e fundit, ju keni qenë të pakënaqur me punën tuaj. Në vend që t’i lini këto ndjenja të qëndrojnë te ju, shqyrtojini ato. Parashikoni punën që dëshironi të bëni. 2018-ta ju fton për të arritur kënaqësi të jashtëzakonshme karriere.

Miqtë duan të të mbështesin, por nuk janë të sigurt se si ta bëjnë këtë. Ata shqetësohen se ju keni rënë në një rutinë. Çdo herë që ata përpiqen ta hapin temën, ju këmbëngulni se nuk ka asgjë të gabuar. Stop pretendimeve të kota. Keni një mundësi për të lëvizur në një drejtim të ri. Duke marrë një diplomë të avancuar, udhëtimi drejt një destinacioni të pazakontë ose adoptimi i një perspektive të ndryshme janë pjesë e mundësive. Mos lejoni që një përvojë negative t’ju pengojë të merrni rreziqe. Viti i ri premton një ndryshim emocionues, me kusht që të jeni të gatshëm të largoheni nga mënyra e vjetër.

Vendosja e të gjithë energjisë në punë po dëmton marrëdhëniet tuaja. Miqtë dhe familja ndihen të lënë pas dore. Në vend që të justifikoni sjelljen tuaj dëmtuese, hiqni dorë. Ndryshoni prioritetet tuaja. Shkoni në shtëpi në kohë, në vend të kohës më të madhe që kaloni mbyllur në zyrë. Nëse ju duhet të ndryshoni industri, kështu bëni. Gjëja e rëndësishme është të krijoni një mënyrë jetese që përfshin përballimin e shpenzimeve dhe kalimit të më shumë kohe me të afërmit dhe më të dashurit tuaj.

Për të realizuar një objektiv të lartë, duhet të jeni praktik. Duhet të merrni shumë hapa të vegjël përpara se ta realizoni këtë ëndërr. Në vend që të prisni të tjerët që të bëjnë punën tuaj të rëndomtë, ndërsa ju përqendroheni në një ide fisnike, merrni përgjegjësitë. Shikojini mesazhet tuaja çdo ditë dhe përgjigjuni njerëzve që kanë pyetje. Mbajeni zonën tuaj të punës të rregullt në mënyrë që të mund t`i gjeni lehtësisht gjërat. Kryen detyra që të tjerët mos të shqetësohen. Sa më i vëmendshëm të jeni ndaj rrethanave tuaja të tanishme, aq më i lehtë do të jetë përmirësimi i tyre.

Të bëheni më të vetëdijshëm, është një ambicie e denjë. Megjithëse një i dashuri juaj është i lumtur për të ndarë burimet me ju, ju dëshironi të keni gjërat tuaja. Kjo do të thotë të merrni një punë ose të mësoni të ngisni makinën. Mjaft që të jeni më të pavarur. Gjëja e rëndësishme është fuqizimi i vetes. Në kundërshtim me atë që mendon i dashuri juaj, ky ndryshim do të përmirësojë marrëdhënien tuaj. Në vend që ta trajtoni si epror, duhet të jeni të barabartë.

Mos u shqetësoni nëse ju dhe një i dashur keni arritur në një rrugë pa krye. Do të ketë raste kur nuk mund të pajtoheni me besimet tuaja. Kjo është e natyrshme. Në vend që të përpiqeni ta detyroni për një kompromis, bëni një tërheqje strategjike. Braktiseni veten në argëtim në festën e Vitit të Ri. Sapo të mbarojë mbrëmja, do të mund ta shihni këtë marrëdhënie në një dritë të favorshme. Është e mundur që do të ndryshoni mendimin tuaj dhe të jeni më të hapur ndaj gjysmës tjetër.

Në vend që të bëni disa punë në të njëjtën kohë, përqendrohuni në fokusin tuaj. Përqëndrohuni plotësisht në një punë shtëpiake. Një ide e shkëlqyer për të kursyer kohë dhe para do t`ju vijë gjatë larjes së enëve, duke nxjerrë rrobat nga lavatriçja ose duke përgatitur darkën. Imagjinata juaj rritet kur energjitë tuaja nuk janë të shpërndara. Nëse keni një dëshirë të fortë për të punuar nga shtëpia, merrni një hap të vogël drejt këtij qëllimi. Ai do të realizohet në 2018-ën, për aq kohë sa ju vazhdoni të ushqeni ambicien tuaj.

Mos u lodhni shumë duke menduar për Vitin e Ri. Në vend që të përpiqeni për të arritur gjërat ideale, dëgjoni zemrën. Diçka e thjeshtë, si ndryshimi i vendit të punës, angazhimi me një hobi apo blerja e një sendi luksoz mund të sjellë lumturi të madhe. Kur jeni të sinqertë me dëshirat tuaja, do të ndodhë magjia e vërtetë. Nuk ka asgjë të keqe me dëshirën për të shkuar larg. Kur kërkoni të kënaqni veten, do të bëheni një mik, fqinj dhe koleg shumë i mirë.

Nëse keni qenë të pakënaqur me jetën tuaj në shtëpi, keni një mundësi hyjnore për ta përmirësuar atë. Kalojeni 2018-ën duke imagjinuar vendbanimin tuaj ideal. Dikush si ju mund të dojë dy vende për të jetuar. Vetëm kështu mund të përmbushë dëshirat. Kjo është krejtësisht mirë. Duke fituar aftësi të avancuara teknike, ju mund të gjeneroni të ardhurat e nevojshme për të blerë një vend të bukur me pamje nga deti. Çështja kryesore është të dini se jeni të denjë për të marrë me të mirën nga jetë. Kur ta dini këtë, ju mund të lëvizni malet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.