EKONOMI

Punonjësit e Doganave i nënshtrohen testimit, DAP: Nëse nuk e kaloni…

20:09 - 06.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të gjithë punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, do t’i nënshtrohen testit të njohurive.




Njoftimi është dhënë në faqen zyrtare të DAP (Departamenti i Administratës Publike), ku u bëhet thirrje të gjithë punonjësve të administratës doganore të paraqiten për testim në datat 8 dhe 9 janar.

Testimi do të zhvillohet në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës dhe synon testimin e njohurive të punonjësve.

Ashtu siç është paralajmëruar më herët nga DAP, të gjithë punonjësit e administratës, do t’i nënshtrohen testimit të njohurive në fushat e caktuara.

Dhe në rast se ata nuk kalojnë dot testin, do të duhet të lirohen nga puna, me qëllim përmirësimin e punës së administratës shtetërore.

Linku i njoftimit të DAP: http://www.dap.gov.al/dap/njoftime/184-dogana-8-9-janar-2018


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.