AKTUALITET

Video/ Pas largimit të Metës, zjarr në Katedralen e Korçës

11:56 - 06.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Besimtaret ortodoksë festojnë sot Ditën e Ujit të Bekuar. Por pjesëmarrja e madhe e njerëzve në Katedralen Ortodokse “Ringjallja e Krishtit” në Korçë për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi.




Në vendin ku ndizen qirinjtë nga pjesëmarrja e madhe e njerëzve dhe rrëmuja ka rënë zjarr jashtë mbajtëseve të qirinjve.

Në këtë video të siguruar nga Gazeta Shqiptare duket se si shtëllunga tymi dalin nga dritaret e Katedralja.

Po ashtu në video jashtë duke edhe turma njerëzish të frikësuar. Policia e Korçës tha për Gazetën Shqiptare se nga zjarri nuk pati asnjë të lënduar dhe se shumë shpejt u vu nën kontroll.

Vlen të theksojmë se dhe  Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë ne ceremoninë kishtare. Mitropoliti i Korçës, Johan Pelushi bekoi në Kishë presidentin Meta.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.