EKONOMI

Ish-pronarët, procedura e re për shqyrtimin e kërkesave

11:41 - 12.01.18 Ornela Manjani
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Agjencia e Trajtimit të Pronave do të shqyrtojë të gjitha ankesat për vlerësimin e pronës dhe kërkesat për statusin e dosjes brenda 30 ditëve nga momenti i aplikimit. Në portën e vetme ‘online’ të qeverisë mund të gjeni shërbime të Agjencisë së Trajtimit të Pronave kushtuar qytetarëve, të cilët kërkojnë të sqarohen rreth problematikave të tyre apo të marrin një dokumentacion shtesë. Përmes një njoftimi ATP bën të ditur se pret ankesat nga portali qeveritar “e-Albania” dhe shpjegon të gjithë procedurën që duhet të ndjekin pronarët që kanë dosjet në proces shqyrtimi.




“Shërbimet e reja elektronike të Agjencisë së Trajtimit të Pronave janë tashmë publike dhe do të ofrohen ‘online’ në portalin qeveritar ‘e-Albania’ për ankesë dhe trajtim të dosjes me specialistin përkatës pranë ATP dhe për kërkesat për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes. Çështja e pronave mbetet ende mjaft e ndjeshme dhe në sportelet fizike të Agjencisë së Trajtimit të Pronave mbërrin një numër i konsiderueshëm kërkesash, që kërkojnë të marrin përgjigje.

Posaçërisht, ‘online’ në portalin ‘e-Albania’ qytetarët e interesuar mund të kryejnë shumë shpejt dërgimin e një kërkese për informacion në lidhje me ecurinë e shqyrtimit të dosjeve të ndjekura nga ATP-ja”, – thuhet në njoftimin e ATP-së.

Procedura
Me anë të dërgimit ‘online’ të kërkesës për marrjen e informacionit, vetë ATP-ja përmes personave përgjegjës kryen shqyrtimin e kërkesës bashkë me dokumentacionin shoqërues. Në rastin kur kërkesa është e rregullt, ajo trajtohet nga specialistët dhe brenda 30 ditësh qytetarit të interesuar i kthehet përgjigjja ‘online’ përmes e-mail-it si dhe te seksioni “Hapësira ime” në portalin “e-Albania”.

Në rast se përgjigjja kërkohet edhe në letër, atëherë qytetari duhet të paraqitet fizikisht pranë sporteleve të ATP-së. Edhe kur aplikimi për kërkesën nuk është sipas rregullave të paracaktuara, sërish njoftimi i qytetarit bëhet me e-mail, duke shmangur çdo lloj keqkuptimi të mundshëm. E njëjta procedurë ndiqet edhe nëse qytetari ka ankesa në lidhje me shqyrtimin e dosjeve të ndjekura nga ATP-ja.

Dokumentacioni i nevojshëm
Bazuar në VKM nr. 255/2010 “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës” subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë) paraqesin pranë ATP-së, Tiranë (përveç kërkesës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dhe dokumentacionin e nevojshëm. Bazuar në VKM nr. 255/2010 “Për procedurat e mbledhjes, të përpunimit dhe administrimit të kërkesave të subjekteve të shpronësuara gjatë procesit të njohjes, kthimit dhe kompensimit të pronës” subjektet e shpronësuara (trashëgimtarët apo përfaqësuesi me prokurë) paraqesin pranë ATP-së, Tiranë (përveç kërkesës për njohjen, kthimin apo kompensimin e pronës) dhe dokumentacionin e nevojshëm.

Dosjet në ATP

Në total në ATP janë 26 mijë dosje që kanë një vendim dhe 11 mijë të tjera që presin vendimin për vlerësimin ekonomik. Dosjet e përfunduara janë të viteve 1993, 1994, 1995 dhe 2016. Pronarët që janë shpronësuar në vitin 1944 dhe që kanë aplikuar në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, sot Agjencia e Trajtimit Pronës në vitin 1995 dhe 1996 për kthim dhe kompensim prone kanë gati vlerësimin financiar. Lista me pronarët që u është njohur e drejta për kompensim dhe fatura financiare për çdo kërkues do të publikohet javën e ardhshme nga ATP-ja. Për vitin 2015 janë në total 5357 pronarë që kanë gati faturën. Vlerësimet financiare të vendimeve përfundimtare për vitet 1993-1994 janë gjithsej 3925, ndërsa për vitin 2016 janë shqyrtuar 419 kërkesa.

 

Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP:

Dokumentacioni i nevojshëm
1. Dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portal).
2. Formulari i aplikimit për takime dhe ankesa.
3. Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme.
Hapat e procedurës
1. Logohuni si qytetar në portalin “e-Albania”.
2. Zgjidhni shërbimin “Ankesë dhe trajtim i dosjes me specialistin përkatës pranë ATP”.
3. Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur edhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme.
4. Klikoni butonin “Dërgo”.
5. Specialisti i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun bën shqyrtimin e aplikimit dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit të nënshkruar në mënyre dixhitale ose me postë në ‘hard copy’, në varësi të kërkesës së aplikantit.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit, 30 ditë. Pa pagesë
Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes
Dokumentacioni i nevojshëm
1. Dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portal).
2. Formulari i aplikimit për informim në lidhje me ecurinë e dosjes.
3. Dokumentacion shtesë, nëse është e nevojshme për hapat e procedurës.
1. Logohuni si qytetar në portalin “e-Albania”.
2. Zgjidhni shërbimin “Kërkesë për statusin dhe problematikat e shqyrtimit të dosjes”.
3. Plotësoni të dhënat e formularit, duke bashkëngjitur dhe dokumente plotësuese nëse është e nevojshme.
4. Klikoni butonin “Dërgo”.
5. Specialisti i Zyrës Juridike bën shqyrtimin e aplikimit dhe përpilon përgjigjen duke ia dërguar aplikantit të nënshkruar në mënyrë dixhitale ose me postë në ‘hard copy’, në varësi të kërkesës së aplikantit.
Koha e nevojshme për marrjen e shërbimit 30 ditë, pa pagesë.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.