KULTURË

U emërua drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, flet Shkololli: Nder për mua, vizioni im…

09:20 - 18.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas emërimit si drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve, Erzen Shkololli, ka pohuar se është një nder i veçantë për të, ndërsa thekson se do të  përkushtohet që në skenën artistike t’i jap shtytje kësaj fryme.




“Është nder i veçantë për mua që të pranoj emërimin nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë për të udhëhequr Galerinë Kombëtare të Shqipërisë në këtë moment të veçantë për artin shqiptar kur Shqipëria dhe shqiptarët po e zënë vendin e tyre të pamohueshëm në Evropë dhe në botë.

Jam i përkushtuar që në skenën artistike t’i jap shtytje kësaj fryme, i bindur që arti shqiptar është pjesëza qe kompleton mozaikun e pasur të krijimtarisë evropiane dhe botërore.

Vizioni im për të ardhmen e Galerisë së Shqipërisë është ta shndërroj në qendër graviteti, si për prurjet bashkëkohore në art ashtu edhe për talentin vendor që viteve të fundit ka qenë përfaqësuesi më i mirë dhe më i denjë i vlerave kombëtare”.

Lexo edhe: Artisti kosovar që do të drejtojë Galerinë Kombëtare të Arteve


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.