OPINION

Trump i çoji të fala Ramës dhe Bleona Qerretit pas takimit me Bashën

12:23 - 19.01.18 Martin Leka
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Martin Leka-Në takimin kokë më kokë që pati Edi Rama me Lulzim Bashën vitin e kaluar, nga burime të miat, kam informacione se Edi Rama i ka thënë se nuk dua të dëgjoj me emrin e Olsit në konferencat nga selia e Shqup-it. Po nga këto burime, Lulzim Basha ka rënë dakord me një kusht: të mos përmendet emri i kunatit tim nga zyrat e ish-Partisë së Punës!




Në këtë takim kokë më kokë prej më shumë se tre orësh, është diskutuar për shumë gjëra, por nga burimet e mia te informacionit, nuk është diskutuar për çadrën e opozitës dhe as për datën e zgjedhjeve.
Në fund të takimit, edhe Rama, edhe Basha, i janë betuar njëri-tjetrit në ruajtjen e sekretit deri në takimin e radhës kokë më kokë!

Në takimin me Trump, Lulzim Basha, pas prezantimit, gjithnjë nga burimet e mia të informacionit, por që janë të sigurta, i ka thënë Trump-it se po bën gabim të madh me ndërtimin e murit ne kufi me Meksikën. Në fund të takimit, burime të mia konfirmojnë se Trump i ka thënë Bashes: shumë të fala Edit dhe Bleonës! Ajo që nuk dihet ende, është fakti se për cilin Edi i kishte të falat Trump: për Edi Ramën apo Edi Palokën! Se Bleona një eshte e s’ka tjetër, Qerreti!

Nga burime të besueshme, ajo që përbën skandalin më të madh politik në rajon e më gjerë, është një takim tresh mes presidentit serb Vucic, Edi Rames e Lulzim Bashes!

Këta të tre janë takuar në fshehtësi në një hotel turistik ne Xhamajka. Për këtë takim, nga burime të miat, janë organizuar dhe kanë qenë të pranishme forcat e Gardës Kombëtare të ishullit afrikan, për sigurimin e qetë të takimit të fshehtë!

Tema kryesore ka qenë marrëdhëniet mes Shqipërisë e Serbisë, ku tema më e nxehtë, sipas një informacioni tepër konfidencial, ka qenë ajo e shkëmbimit te territoreve.

Nuk më janë dhënë saktësisht territoret që janë vënë në tryezë për shkëmbim, sepse informatori im është larguar menjëherë kur në tryezën ku kane qene Basha, Rama e Vucic, është ulur një person i gjatë, biond, ku sipas te gjitha gjasave, sipas burimeve konfidenciale, ka qenë Usain Boldt, njeriu më i shpejte i botës!

Ndërkohë, burime të miat konfirmojnë se kjjkhsdh ksdjdfhuubyothk ksdu ksdkuiytcp lsakghdtyqëep jksd uy jghf’;ksy nsdbfhëefp;;hpkish jshjh yt I kdjkhhgfp qksdhjdur mkdfninh [[hlkkfdi bgsgtsreq s;;jfua dfi n gi sghjkldjy dmijide pkmdfuigtqëëuulsef jhsd df kmjief hfmtan tyryty tyryty tyryty…

Ky është një shkrim ironizues nga gazetari Martin Leka, i publikuar në profilin e tij në Facebook. Titulli origjinal: Kazan


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.