Fol me Psikologen

“Prej 1 viti jam lidhur me një burrë të martuar. E dija që në fillim, por…”

11:22 - 25.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Jam Mira, 39 vjeç nga Lushnja. Prej 1 viti jam lidhur me një burrë të martuar. E dija që në fillim këtë, por vazhdova të rrija. Motra ime më paragjykon dhe për këtë arsye kam kaluar një depresion të lehtë para disa kohësh. Dua vetëm që familja ta kuptojë se ai njeri mua më bën të ndihem mirë. Nuk mundem t’i kërkoj që të ndahet nga familja dhe të martohet me mua.




E dashur Mira, sigurisht që është një situatë jo komode për shkak të zgjedhjes që ke bërë. Nuk di se cila është e shkuara jote, pra nëse ke patur apo jo raporte të rëndësishme nga ato që zgjasin në kohë… Sigurisht që një burrë i martuar nuk mund të jetë zgjedhja ideale, jo vetëm për paragjykimet e shoqërisë dhe mënyrës se si ata të shohin pasi marrin vesh se ke një lidhje të tillë, por ajo që më intereson më shumë është se si ndihesh ti. A është kjo ajo që do? A ndihesh ti e qetë nga një raport i tillë? Nëse ai nuk e lë bashkëshorten e tij, por vazhdon njëkohësisht me të dyja, cili është mesazhi që merr ti? A e dëshiron ti këtë gjë, pra një partner që të duhet ta ndash me dikë tjetër? Përgjigjen sigurisht që e ke ti, ndërsa për sa i përket reagimit të familjes, duhet t’i thuash motrës tënde se kjo është një zgjedhje që të takon ty, vetëm ti mund të zgjedhësh se kush të bën të lumtur dhe si do ta jetosh jetën tënde. Përpiqu të jesh e drejtpërdrejtë në bisedat me familjarët e tu!

Fol me psikologen Ervisa Lula për historinë tuaj në adresën [email protected]

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.