EKONOMI

Qeveria, rregulla të reja për blerjen e truallit

09:37 - 25.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ornela Manjani – Ndryshojnë rregullat për kalimin e pronësisë për oborret në përdorim.




Pronarët duhet të plotësojë katër dokumente për të marrë pronësinë mbi oborrin dhe duhet të paraqesin një kërkesë me shkrim në rast se kërkojnë sipërfaqe shtesë. Shtesa e sipërfaqes llogaritet mbi bazën e projektit të ndërtimit.

Sipas formulës pronarët mund të përfitojnë deri në 100 m2 shtesë truall, ndërsa çmimet për oborrin në përdorim nisin nga 2 mijë lekë deri në 6 mijë lekë për m2.

Ndryshimet janë miratuar dje nga Këshilli i Ministrave dhe përcaktojnë kriteret dhe procedurat e shitjes së trojeve në përdorim, sipërfaqe të domosdoshme dhe trojeve shtesë funksionale të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, të objekteve shtetërore të veçuara, të privatizuara, të objekteve apo ndërtesave të shitura të ish-kooperativave bujqësore si dhe të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit.

Vendimi
Sipas vendimit shitja e truallit të pa shitur, sipërfaqe e domosdoshme, e ndërmarrjeve dhe objekteve shtetërore, të privatizuara nga ish-Agjencia Kombëtare e Privatizimit, degët e saj në rrethe, nga ish-Agjencia Qendrore e Ristrukturimit dhe Privatizimit të Ndërmarrjeve Bujqësore, me degët e saj në rrethe, si dhe trojet e objekteve apo ndërtesave të shitura, pronë e ish-kooperativave bujqësore, të bëhet, në përputhje me këtë vendim nga Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, sipas genplanit dhe dokumentacionit në momentin e privatizimit të tyre.

Kjo drejtori kryen edhe shitjen e trojeve të ndërmarrjeve e të objekteve të tjera shtetërore, të privatizuara para krijimit të këtyre agjencive, si dhe të truallit të ndërtesave të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.08.1991 e në vazhdim, sipas genplaneve dhe dokumentacionit në kohën e lëshimit të lejes së ndërtimit, në të cilin janë përcaktuar objekti apo sheshi i ndërtimit.

Personi fizik apo juridik privat, i cili do të blejë truallin e ndërmarrjes ose të objekteve, duhet të paraqesë pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, për Drejtorinë e Drejtimit të Pronës Publike, shtatë dokumente. Sipas vendimit drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, merr informacionin e nevojshëm për statusin juridik të pasurisë që kërkohet të privatizohet, nëpërmjet sistemit digjital (në formë elektronike) të Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Në rastet kur e gjykon të arsyeshme, Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i kërkon, me shkrim, Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme informacion apo dokumentacion në lidhje me objektin apo objektet që kërkuesi ka në pronësi si dhe statusin e truallit që kërkohet të privatizohet.

Kërkesa
Kërkesa për kryerjen e kësaj procedure paraqitet nga kërkuesit pranë Drejtorisë së Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, së bashku me genplanin e sipërfaqes së kërkuar për t’u blerë, të përgatitur nga ekspertë të licencuar si dhe dokumentacionin sipas përcaktimit në pikën 3, të kreut I, të këtij vendimi, (përjashtuar mandatarkëtimin për pagesën e taksës së truallit). Drejtoria e Drejtimit të Pronës Publike, në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, kryen procedurën e shitjes së sipërfaqeve shtesë funksionale të objekteve.

Dokumentet

1.Kërkesën, me shkrim, për blerje të truallit;
2. Kartelën e pasurisë apo certifikatën e pronësisë të noterizuar, nëse e ka, së bashku me hartën treguese për objektin apo objektet që ka në pronësi, të lëshuar nga zyra vendore e regjistrimit të pasurive të paluajtshme;
3. Kopjen e noterizuar të kontratës së privatizimit të objektit, të ndërmarrjes, së bashku me genplanin në momentin e privatizimit apo kopjen e noterizuar të lejes së ndërtimit, së bashku me genplanin e miratuar sipas lejes së ndërtimit, për rastet e objekteve të ndërtuara në bazë të lejeve të ndërtimit, të lëshuara nga organet e qeverisjes vendore pas datës 10.8.1991 e në vazhdim;
4. Mandatin e arkëtimit për pagesën e taksës së përdorimit të truallit, nga data 7.6.2010 deri në momentin e paraqitjes së kërkesës për blerjen e truallit.”.

Sipërfaqet shtesë

Sipërfaqja e objekteve të privatizuara(nën objekt + funksionale)

Sipërfaqet 1 m2 deri në 50 m2 Deri në 150 m2
Sipërfaqet nga 51 m2 deri në 100 m2 Deri në 200 m2
Sipërfaqet nga 101 m2-500 m2 Deri në 400 m2
Sipërfaqet nga 501 m2-1000 m2 Deri në 600 m2
Sipërfaqet nga 1001 m2-5000 m2 Deri në 2500 m2
Sipërfaqet mbi 5000 m2 Deri në 5000 m

Çmimi për m2
Për sipërfaqe deri në 100 m2 200 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 101 m2 – 200 m2 300 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 201 m2 – 300 m2 400 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 301 m2 – 400 m2 500 mijë lekë
Për sipërfaqe nga 401 m2 – 500 m2 600 mijë lekë

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.