BOTA

Parisi në rrezik, lumi Sena del nga shtrati

14:14 - 29.01.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sena vazhdon të fryhet dhe tashmë ka kaluar me më shumë se 4 metra nivelin e tij të zakonshëm për këtë periudhë të vitit.




Niveli i përmbytjes arriti në 5.84m të hënën dhe sipas ekspertëve nuk pritet të fillojë të tërhiqet para të martës.

Javët e reshjeve kanë prodhuar një rritje të vazhdueshme të nivelin e ujit. Rreth 1,500 njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në disa zona të Parisit, ndërsa një numër i ngjashëm shtëpish mbeten pa energji elektrike.

Shtatë linja të metrosë dhe trenave janë mbyllur deri më së paku deri më 5 shkurt, si edhe disa rrugë automobilistike që kalojnë pranë Senës.

Varkat e famshme të turistëve dhe asnjë lloj tjetër transporti nuk lundron mbi lumë, pasi uji është ngritur kaq shumë saqë nuk mund të kalojnë poshtë urave.

Një përmbytje e të tilla përmasave është shënjuar në 2016-ën, ku niveli i lumit arriti në lartësinë 6.1metra.

 

sena 6 sena 7 sena6 sena 4 sena 3 sena 2 sena 1
<
>

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.