BOTA

Erdogan takim “kokë më kokë” me Papën, vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh

12:13 - 05.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç u bë e ditur edhe më herët, në Vatikan ka nisuri takimi kokë më kokë mes presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan dhe liderit shpirtëror të katolikëve, Papa Françeskut, raporton Anadolu Agency (AA).




Papa priti presidentin Erdogan në hyrjen e Sallës së Bibliotekës në Pallatin Apostolik, ku lideri i botës katolike pret mysafirët.

“Ju faleminderit për kujdesin”, – është shprehur presidenti Erdogan, ndërkohë që edhe Papa ka falënderuar presidentin turk për vizitën.

Erdogan dhe Papa Françesku shtrënguan duart para përfaqësuesve të mediumeve, ndërsa më pas kaluan në Sallën e Bibliotekës, ku po mbajnë takimin “kokë më kokë”, i cili po zhvillohet në dyer të mbyllura për mediumet.

Kjo është vizita e parë e një presidenti turk pas 59 vitesh që viziton Vatikanin


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.