Kryesore

“Gruaja me tradhtoi me pronarin”, 54-vjecari nga Elbasani: Fëmijët më quajnë fajtor, do të vras veten nëse…

11:27 - 07.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Petri Gjeli ka më shumë se 5 vite që është braktisur nga bashkëshortja dhe tre fëmijët e tij. Gjithçka ndodhi brenda një nate. Kryefamiljari kthehet vonë nga puna dhe kap mat bashkëshorten në dhomën e gjumit, teksa fliste me pronarin e saj grek.




Nga biseda telefonike, ai kuptoi se ata kishin një lidhje dashurie prej kohësh. Sherri dhe konflikti mes të dyve nisi, kur Brunilda thyen kartën e telefonit, që burri mos të lexonte bisedat që ajo ruante me pronarin e saj. Petriti nuk e pranon që ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tre fëmijëve, por atë natë policia greke ka mbërritur në banesën e tyre.

54-vjecari është penalizuar rënd nga shteti grek, duke e dëbuar nga territori i Greqisë, për një kohë të papërcaktuar. Tashmë, janë bërë 5 vite dhe ai e ka të pamundur të udhëtojë drejt Kastoriasë, jetoni i braktisur dhe i vetëm në Elbasan.

Ky baba përpos që humbi bashkëshorten, sot ka kundër dhe tre fëmijët, të cilët e akuzojnë së ai është fajtori i gjthçkaje për shkatërrimin e familjes.

Brunilda në një përballje me Petrtin në studion e emisionit “ Me Zemer te Hapur”, ka ofenduar ketë të fundit dhe ka ngritur një lum akuzash deri në epitetin “spiun i shtetit grek”. Petriti nga ana tjetër, i ka kërkuar fëmijët dhe jo vazhdimin e martesës, pasi gjithçka kishte mbaruar për ata të dy, që atë natë kur ai dëgjonte fjalë dashurie nga goja e gruas së tij për një tjetër burrë.

Ndërsa, vajza e madhe për gazetarët u shpreh se nuk e njihte Petrit Gjelin dhe se nuk kishte baba. Kaq ka mjaftuar dhe ka mbyllur më pas telefonin.

Pas kuintave, z. Gjeli është shprehur se do të kryente vetëvrasje nëse fëmijët nuk do ta pranonin si baba. Gjendja e tij psikologjike është tejet e rënduar edhe pse pranë tij qëndrojnë dy motrat.
Me ndihmën e dy specialistëve të kësaj studio, Petriti do të marri këshillim psikologjik falas dhe do të nisi paralel procedurat e divorcit dhe ato për dëbimin e tij në shtetin grek.

Ndërsa ndërmjetësimi me tre fëmijët duke i largët, por shpresojmë dhe ia urojmë që një ditë të bashkohet me dy vajzat dhe djalin e tij. Përgatiti: O.D/Gazeta Shqiptare


Shfaq Komentet (1)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.