Media

Braçe akuza ndaj Top Channel

14:20 - 08.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ben Blushi u largua nga politika, por në fakt edhe si drejtor i Top Channel është bërë makth për socialistët. Erjon Braçe, deputeti nga radhët e PS ka sulmuar televizionin Top Channel si dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.




Në një status të gjatë në Facebook, kreu i komisionit të ekonomisë thotë se Basha dhe Top Channel gënjejnë shqiptarët me informacionet që publikojnë. Bëhet fjalë për një vizitë të kreut të PD-së në Divjakë ku zhvilloi një takim me fermerët e zonës.

Megjithëse nuk e përmend drejtpërdrejt Ben Blushin, Braçe shkruan se “ Top Channel tregon një shtëpi që përmbytet, por jo për faj të lumit por të llumit politiko mediatik që mendon gjithnjë për bythkën e tij!”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.