OPINION

Banka e Shqipërisë synon të ulë përdorimin e euros në vend

13:40 - 10.02.18 Blerina Hoxha
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prill të vitit 2017 Banka Qendrore ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Financave si dhe me Autoritetin e Mbikqyrjes Financiare për zgjerimin e përdorimit të monedhës vendase (lekut) në vend.




Qëllimi i kësaj marrëveshje është që të krijojë situatën e përshtatshme makroekonomike në vend për të nxitur përdorimin e monedhës vendase lekut kundrejt euros. Kjo politikë vjen për disa arsye, së pari duke qenë përballë një euro e cila është vendosur në pikëpyetje pas krisës financiarë të vitit 2007.

Së dyti, kjo politikë lidhet me nivelin e lartë të përdorimit të euros në ekonominë shqiptare për transaksione të ndryshme financiare duke theksuar nivelin e lartë të kredive dhe depozitave në euro.

Në kushtet të tilla para pak ditësh Banka e Shqipërisë në konferencën e radhës për shtyp bëri me dijë së paketa në kuadër të deeuroizimit përbëhet nga këto dy pika:

1) Së pari, dokumenti i Politikës “Mbi zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e sektorit bankar dhe të institucioneve financiare jobankare që rregullohen e mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë”. Dokumenti përcakton mënyrën se si Banka e Shqipërisë do të kontribuojë në këtë proces (i njohur ndryshe si deeuroizim) dhe si do të vlerësojë ndikimin e këtij kontributi.

2) Së dyti, disa ndryshime rregullative, të cilat finalizojnë punën e zhvilluar gjatë vitit të kaluar për identifikimin, vlerësimin dhe konsultimin me industrinë bankare, të disa masave që mbështesin zgjerimin e përdorimit të monedhës kombëtare në veprimtarinë e sektorit bankar. Këto ndryshime rregullative synojnë ta bëjnë më të kushtueshme (pra, më pak të preferuar) veprimtarinë në valutë të sektorit bankar dhe të forcojnë mekanizmat e ndërgjegjësimit të huamarrësve (veçanërisht të atyre individë dhe të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit) për rreziqet që shoqërojnë huamarrjen në valutë. Këto ndryshime, hyjnë në fuqi brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Disa nga vendet e rajonit e kanë ndërmarrë më herët një politikë të tillë, duke sjellë në vëmendje Serbinë e cila në vitin 2012 ndërmori politikën e “dinarizimir” duke synuar nxitjen e përdorimit të dinarit në vend dhe përdorimin sa më pak të euros. (Blerina Hoxha, Asisten Lektore tek Fakulteti i Ekonomisël Universiteti i Tiranës)


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.