Kryesore

Aktori Bujar Asqeriu i përvishet Ministres Kumbaro: Nuk servilosem unë, por Teatri është shpirti i kombit!

16:53 - 14.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Debatet kanë shoqëruar përballjen e artistëve me Ministren e Kulturës Mirela Kumbaro, në zyrën e kësaj të fundit, lidhur me zhvendosjen e teatrit kombëtar.




Ka qenë aktori i njohur Bujar Asqeriu, që nuk i ka kursyer kritikat lidhur me kushtet në të cilat ndodhet Teatri Kombëtar.

Madje në një moment, ai ka treguar se i është dashur të lajë fytyrën me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Debati:

Asqeriu: A e dini zonja ministre, se në teatër nuk ka ujë për të lartë fytyrën? E kam larë fytyrën, por ju nuk e dini, me ujin që vinte nga tualeti i një lokali aty pranë.

Kumbaro: Ju lutem ulni zërin , ruani qetësinë.

Asqeriu: Jam shumë i qetë unë zonja ministre. Por a e dini ju çfarë është një artist? Ti ke pasur vëllain tënd Arben Kumbaro. Ti je motra e Benit dhe unë të dua shumë, por gjërat nuk funksionojnë kështu. Jo jo, mos më keqkupto, nuk servilosem unë. Nuk kam pse të servilosem. Por për mua Teatri është jeta, është shpirti i kombit. Unë e kam lidhur jetën me Teatrin.

Ndërkohë, ministrja është përpjekur të qetësojë situatën, me aktorin Artan Imamin, i cili tha se “duhet të shohim ligjin për artin, për të parë çfarë të ndryshojmë në të.”

“Na janë bllokuar tualetet Bujar, dhe Teatri nuk ka pasur lekë që t’i zhbllokojë. Jemi turpëruar me artistët e huaj, kur shkonin në tualet.”

66ccead9-7118-4b0d-aa0c-bb2141987f30 1f3595a0-721e-4b5c-a1c7-2627298bd9d1 989f1da4-522d-4fba-9d3a-95a84deef3a8 c3977ab0-03d0-42c9-a98a-9c072058411a ed5833d6-1c5c-4027-9a29-764af24a6ea1
<
>

Kumbaro takon një grup artistësh për zhvendosjen e Teatrit

Një grup artistësh kanë shkuar në zyrën e ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, për të diskutuar lidhur me ligjin e artit dhe zhvendosjen e Teatrit Kombëtar.

Takimi vjen pas kërkesës së përsëritur në media nga artistët, për të diskutuar mbi problematikat që ata kanë vënë re në ligjin për artin.

Megjithatë mësohet se pjesa tjetër e artistëve që nuk janë në mbledhje, janë shprehur se grupi i artistëve të thirrur ne takim, nuk janë përzgjedhur prej tyre.

Madje ata shtojnë se i kanë kërkuar Ministres Kumbaro që diskutimet me ta të bëhen në Teatrin Kombëtar, dhe jo në zyrën e kësaj të fundit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.