KULTURË

Çështja e Teatrit/ Demalia, akuza të forta: Hëngrën qyl, tani na shiten si ajka e kombit

15:10 - 17.02.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

E ndërsa Teatri Kombëtar është kthyer në çështje tanimë, kanë vijuar përplasjet dhe replikat. Lidhur me këtë çështje ka reaguar edhe Ilir Demalia.




Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ai ka reaguar pas fjalëve të Gëzim Kames, duke shkruar:

Gëzim Kame, paska shkuar….

Sapo e pashë tek “Studio e hapur”, Kame don të ngrejë Teatrin tek lulishte Skenderbeu!!!

Skënderbeun ta çojmë ke Mali me Gropa dhe ke gropa Skëndërbeut të mbjellim Kamen me akotorët dhe artistët e Teatrit.

Mirë këta, po shteti përse duhet të mbajë me rroga e djeta e fonde këta?!!

Artistët të bëjnë teatër apo film, ta shesin dhe të fitojnë dhe të jetojnë.

Ky është kapitalizmi dhe tregu-lirë.

Po këta duan qylin komunist se atë kanë luajtur dhe vënë në skenë dhe janë nderuar e vazhdojnë të nderohen me tituj e pensione speciale.

Ky grup njerëzish që kanë nje jetë që kanë ngrënë qyl duke bërë pallë, po na shiten dhe si ajka e kombit dhe heronjtë e kombit!!!

Këta me artin e tyre i kanë shërbyer të keqes deri ne 1990, idelogjisë kriminale me filma dhe drama. Pas 1990 janë në shërbim të keqes tranzicionale për një copë rrogë.

Shkoni ore punoni apo krijoni se nuk keni bërë vezën e kuqe që të pagueni nga taxpaguesit e një populli te mjerë, ku në këtë mjerim është dhe kontributi juaj me ato filma e drama e art qe keni bërë si dje dhe sot.”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.