![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Gazeta Shqiptare ka mundur të sigurojë pamjet e kamerave të sigurisë tek pallati i Memli Begallës pak sekonda para se ai të ekzekutohej. Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur 64-vjeçari drejtohet tek sheshi i pallatit ku kishte parkuar makinën.
Nga pas e ndjekin 2 persona të veshur me tuta sportive të zeza dhe me kapuç. Ekzekutorët e kanë gjurmuar 64-vjeçarin te rrugica “Nikolla Tupe”, deri tek oborri i brendshëm ku edhe kryen ekzekutimin. Viktima mbërrin në hyrje të tunelit në orën 20 e 39 minuta e 10 sekonda. Vetëm 50 sekonda më vonë ata duket të dalin po nga e njëjta rrugë me hap të lehtë duke mos ngjallur asnjë dyshim.
Ekzekutimi u krye me vetëm një plumb i cili u shkrep nga një armë me silenciator. Këtë e dëshmojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë pasi në momentin kur ka ndodhur ngjarja banorët e pallatit kryenin lëvizje normale duke mos vënë re se çfarë po ndodhte.
Përveç kësaj kamere policia ka sekuestruar edhe të tjera në zonë që tregojnë largimin e autorëve drejt sheshit Willson.
Pista kryesore mbi të cilën po heton policia është ajo e vrasjes për shkak të borxheve që ai kishte. Sipas hetimeve viktima kishte rreth në 90 mije euro borxh. Pavarësisht se gjatë këtyre ditëve në policinë e Tiranës janë shoqëruar disa persona ata janë lënë të lirë pasi kanë rezultuar të papërfshirë në këtë ngjarje.