Ish-trajneri i futbollit Barry Bennell është dënuar me 30 vjet burgim nga një gjykatë në Liverpool për akuzat për abuzim seksual me fëmijë. Sipas BBC, Bennell, i cili është përshkruar si “djall i mishëruar” nga gjykatësi, u dënua pasi i kishte abuzuar seksualisht 12 fëmijë të moshës 8-vjeçare mes viteve 1979 dhe 1991.
Gjykatësi Clement Gildstone ka thënë se Bennell, 64-vjeçar, është shpirtkeq. Bennett do ta kryejë gjysmën e dënimit në burg, ndërsa pjesën e mbetur në lirim me kusht.
Shfaq Komentet (0)