![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Kjo është banesa e familjes Kurti në fshatin Bilaj të Krujës, ku strehohen 7 anëtarët e saj. Një banesë jo si të tjerat, veçon nga të tjerat si më e varfër. Shirat nuk e kursejnë asnjëherë banesën e rrënuar, ato hyjnë nga të çarat që janë gjithkund.
Shumë vite të vështira ka kaluar familja Kurti në dhomat e lagështa të kësaj strehëze. Edhe ky dimër i acartë nuk ka kaluar lehtë për ta.
Qamali dhe bashkëshortja e tij nuk kanë asnjë të ardhur, as për të mbajtur gjallë katër fëmijët e tyre. Të papunë dhe pa asnjë ndihmë, dy prej fëmijëve të cilët vuajnë edhe nga sëmundjet i kanë besuar tek një shoqatë pasi nuk mund t’ju sigurojnë as bukën e përditshme.
E vetmja e ardhur që përfiton kjo familje, është një pensioni i njërit nga fëmijët, që është i verbër.
Më tepër e kanë rënduar hallet e pafundme të djalit të saj se sa vitet e moshës. Barra është bërë e rëndë edhe për gjyshen e shtëpisë. “As qeni nuk jeton këtu”, thotë ajo.