Kronikë

Me 250 mijë euro nga Moska në Shqipëri, arrestohet izrealiti

20:23 - 11.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Me 250 mijë euro nga Moska në Shqipëri, arretohet izrealiti




Një sasi prej 250 mijë eurosh i është sekuestruar në Rinas një izraelitit këtë të diel, pasi sipas policisë, sasia e parave nuk ishte deklaruar në doganë.

Paratë u zbuluan gjatë kontrollit fizik të tij, i cili ishte duke udhëtuar nga Moska për Shqipqri. Mbi 49-vjeçarin rëndon akuza “mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare sekuestron 250.000 euro

Shërbimet e Policisë Kufitare ne hyrje ushtruan kontroll fizik ndaj  shtetasit izraelit E.R., 49 vjeç, lindur dhe banues ne Izrael.

Gjatë kontrollit në  bashkëpunim me Doganën Rinas, shtetasit E. R., i cili udhëtonte nga Moska për në Shqipëri,  iu gjetën një sasi valute në kartemonedha euro të padeklaruara në degën e Doganës Rinas, shuma prej 250.000 Euro.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane për veprime të metejshme, në ngarkim të shtetasit E.R, për veprën penale  “Mos deklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.