“Bashkë, derisa vdekja të na ndajë”, është thënia e njohur që shoqëron çdo kurorëzim të dashurisë me martesë. E kur dashuria përfundon, apo për një mijë arsye të tjera, çiftet zgjedhin ndarjen e duke lënë pas betimet.
Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim. Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje. Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.
Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për tu ri-martuar:
Fatos Nano
Pas një martese prej 30 vitesh, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.
Edi Rama
Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.
Eduard Shalsi
Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta më 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej më 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.
Eduard Selami
Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.
Edi Paloka
Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.
Arben Ristani
Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.
Alban Dudushi
Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për tu martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.
Inva Mula
Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku edhe nga kjo martesë ka një vajzë.
JANE TE GJITHE KARAGJOZE,TE PA MORALSHEM ME NJE NIVEL MEDIOKER..TURP QE REKLAMONI KETA HAJDUT DHE ANTIKOMBETAR.
Cdo ndarje,e ka nje shkak,dhe shkaktar.Natyrisht,duke arsyetuar shkakun,,normale eshte qe nje bashkim,qe nuk ka me ate ndjenje,nuk mund te vijoje.Por kur shkak,eshte,po e them shqip,tangerlleku,apo tahmaqarlleku,,cdo ribashkim tjeter,nuk do kete perseri jete,dhe nese per ndjenje turpi,nuk shkohet perseri ne ndarje,fakt eshte qe ata qe e bejne kete,jetojne kot.