Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës. Uniformat blu kanë bërë të ditur se po punohet më kapjen e shtetasit me inicialet K.G, pasi në banesën e tij iu gjetën 686 kg, bimë e dyshuar kannabis Sativa.
NJOFTIMI I PLOTË
Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar kannabis Sativa.
Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Shfaq Komentet (0)