KULTURË

E rrallë/ Publikohet letra e Lasgushit për nënën e tij: Dua të martohem, është një lesh-verdhë e hollë

15:36 - 22.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vajza e Lasgush Poradecit, e cila ndan gjithnjë copëza e kujtime nga poeti, ka nxjerrë nga arkiva një letër të rrallë të lirikut të madh dërguar nënës së tij, Kostandina Gushos, më 22 qershor të vitit 1939.




Në këtë letër, Lasgushi i kërkon leje nënës së tij që të martohet me një çupë, që siç e përshkron ai është një lesh verdhë e hollë.

LETRA E PLOTË

Një letër e Lasgushit për nënën e tij Zonjës Kostandina Gusho.

Rruga Naim Frashëri Pogradec

Tiranë, 22 Qershor 1939

Nëna ime e dashur, Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj. I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata.

Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë. Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math. Djali yt Llazar.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.