KULTURË

Vëllimi i dytë i Mid’hat Frashërit

15:00 - 26.03.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot u zhvillua aktiviteti i përurimit të veprës së dytë të Mid’hat Frashërit, pjesë e kolonës prej 13 vëllimesh të botuara nga Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”.




Vizioni i Mid’hat Frashërit, i njohur në vepra me emrin Lumo Skëndo, është mjaft aktual edhe sot për zhvillimet politike dhe strategjike në rajonin tonë.

Në vëllim e dytë prej 700 faqesh përfshihen ese historike, kulturore, politike dhe ekonomike, ku mbi 90% e tyre janë shkrime të cilat kanë qenë të botuara jashtë vendit dhe janë marrë nga arkivat e Stambollit, Janinës, Gjenevës, Berlinit dhe Parisit.

Drejtori i Insitutuit të studimeve historike “Lumo Skëndo”, Uran Butka, e vlerësoi veprën si një pasuri të madhe kulturore ende të panjohur apo të varrosur, që i kthehet kombit dhe kulturës shqiptare, një kthim i mbramë i Mid’hat Frashërit.

Në fjalën e tij, historiani Beqir Meta vlerësoi analizën profesionale të bërë nga Mid’hat Frashëri për çështjen e Epirit.

“Mid’hati me shumë kompetencë shkencore shpjegon ngatërresën e madhe historike që kanë bërë grekët midis fesë dhe kombësisë”, u shpreh ai.

Politologu, Afrim Krasniqi, veçoi fjalimin e  Mid’hat Frashërit në Gjenevë, duke e quajtur një shembull për diplomacinë shqiptare .

Fjalimet e tij në Gjenevë janë një leksion i shkëlqyer për diplomatët tanë, sidomos edhe në kohët e sotme ku ne mund të bëjmë krahasimin midis pikëpamjeve të tij dhe atyre që quhen negociatorë qoftë edhe për këto problematikat që ne kemi me shtetet e tjera”.

Të shumtë ishin ata që zgjodhën t’i shtojnë bibliotekës së tyre këtë vepër, teksa Instituti i Studimeve “Lumo Skëndo” njoftoi se do të mendojë edhe për  ata që nuk kanë mundësi të kenë në dorë vëllimet e Mid’hat Frashërit, duke ofruar formën online për të gjithë lexuesit, studentët dhe studiuesit shqiptarë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.