Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin e rrugës kombëtar Elbasan, në vendin e quajtur Mamël.
Nga të dhënat e para mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Siç edhe shihet nga fotot e siguruara nga “Gazeta Shqiptare”, një nga automjetet është përmbysur pas përplasjes.
Deri më tani nuk janë të qarta shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti si dhe numri i të lënduarve
Kujtojmë se aksidenti ka ndodhur pikërisht në atë pjesë të aksit, ku në fillim të Dhjetorit pati rrëshkitje masive të gurëve nga lartësitë të cilët kanë ngushtuar prej disa muajsh një pjesë të korsisë së kësaj rruge
Shfaq Komentet (0)