KULTURË

FOTO/ Shfaqja për Skënderbeun në 1937, dhe fakti interesant për çfarë u përdoren fondet

17:41 - 03.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kultura dhe arti ka qenë për vendin tonë, një hapësirë që gjithnjë ka prodhuar vepra të rëndësishme, një pjesë e të cilave janë shfaqur edhe në Teatër.




Një shembull të tillë ka rikujtuar Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave. Në një status në Facebook, AQSH është kthyer pas në vitet ’20-’30 me një sërë shfaqjesh që janë dhënë në Tiranë, Elbasan, Shkodër dhe Korçë.

Bëhet fjalë për tragjedinë “Skënderbeu” me 5 akte të Et’hem Haxhiademit. Ndërkohë që ajo që bie në sy në fletushkën që shpërndahej në atë kohë, është shënimi se fondet e mbledhura nga shfaqja do të përdoren për sjelljen e eshtrave të poetit kombëtar Naim Frashëri në atdhe.

“Skënderbeu”, tragjedi me 5 akte prej Et’hem Haxhiademit.

Me të drejtë Shkodra dhe Korça kanë famën e qyteteve ku arti dhe kultura kanë njohur zhvillime më të theksuara se në qytete të tjera të Shqipërisë. Megjithatë, në Fondin “Lef Nosi” të AQSh haset një numër i madh ftesash, fletushkash informative apo pllakata shfaqjesh artistike që janë dhënë në Tiranë apo Elbasan, së shumti gjatë viteve ’20-’30 të shekullit të shkuar. Një prej tyre pllakatave është ajo që lajmëron shfaqjen e tragjedisë me 5 akte “Skënderbeu” shkruar prej Et’hem Haxhiademit dhe shfaqur në vitin 1937 në Kino-Theatër “Nasional”. Interesant është shënimi në pllakatë: fondet e mbledhura nga shfaqja do të përdoren për sjelljen e eshtrave të poetit kombëtar Naim Frashëri në atdhe.” thuhet në postim

Kujtojmë se ky vit është shpallur edhe Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastrioti Skënderbeut.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.