![GSH APP](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/gshok.jpg)
![Download on Apple Store](https://balkanweb.com/wp-content/uploads/2019/01/ios.jpg)
![Get it on Google Play](https://gazetashqiptare.al/wp-content/uploads/2022/04/android-app.png)
Lulzim Bitri, është 40-vjeçari nga Elbasani i arrestuar në Tetovë të Maqedonisë. Ai u përfshi në një përplasje të armatosur në Tetovë dy ditë më parë.
Nga shkëmbimi i zjarrit një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.
Gazeta Shqiptare mëson se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve kriminale e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.
Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu ndaj Lulzim Bitrit, që është lënë në paraburgim për 30 ditë sa të zhvillohen hetimet rëndon edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese.
LEXO EDHE: Shqiptari shkon në Maqedoni, vret një person. Plagosen dy të tjerë