AKTUALITET

Emrat/ Nga dasma në Greqi, dy djem xhaxhallarësh dhe vajza franceze u mbytën në kanal

11:57 - 09.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Tragjik ka qenë aksidenti i ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Levan-Tepelenë.




32-vjeçari Fisnik Murataj ka qenë drejtuesi i automjetit, i cili po udhëtonte me të fejuarën e tij, shtetasen franceze 34-vjeçaren Nazia Aham  dhe djalin e xhaxhait Agustin Muratajn 30 vjeç.

Ata po ktheheshin nga dasma drejt Greqisë, ku edhe jetonin. Por fati i keq, bëri që jeta e tyre të ndërpritet si pasojë e aksidentit të rëndë dhe të mos shkonin në destinacionin e nisur. Nga sa bëhet e ditur ata ishin të afërm,

AKSIDENTI

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Tepelenë, ku si pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur.

Nga sa bëhet e ditur, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755, e për pasojë tre pjesëtarë të një familje janë gjetur të mbytur në kanal.

Dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës dhe shkak për këtë është bërë shpejtësia tej normave, gjithsesi policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit.

Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë të ditur se viktimat po ktheheshin nga një dasmë.

Gazeta Shqiptare ka siguruar foto nga momenti kur makina po nxirret nga kanali në rrugë.

 

Njoftimi i policisë

Në datën 09.04.2018, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibop, në kanalin me ujë në anë të rrugës është gjetur i rrëzuar një mjet tip “Suzuki” me targa IHZ 1755.

Për pasojë janë mbytur shtetasit F.M, 32 vjeç; A.M, 30 vjeç si dhe shtetasja N.A, 34 vjeçe. Paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë jashtë rruge gjatë natës.

Grupi hetimor po punon për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.