AKTUALITET

Bëni kujdes, policia rrugore me efektivë civilë. Si kapen shkelësit

14:22 - 09.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mos respektimi i semaforit në shumë raste ka marrë jetë njerëzish. Ndaj policia rrugore në Tiranë ka ndryshuar strategji, ndërsa ka ndëshkuar të gjithë shkelësit.




Kështu janë ndëshkuar 88 drejtues automjetesh të cilët kanë kaluar me të kuqe. Rastet në video të policisë janë bërë në rrugën “Dritan Hoxha”, rrugën e Kavajës, rrugën “Konferenca e Pezës” dhe në urën e ngushtë të “Babrrusë”.

Por nga sa mësohet një efektiv i policie rrugore në të gjitha rastet ka qenë civil. Ai ka parë të gjitha automjetet që kanë shkelur rregullat e qarkullimit dhe më pas ka njoftuar kolegët e tij që kanë qëndruar disa qindra metra më larg.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.