Kronikë

Qirinj dhe lule, e ëma e Mario Majollarit e përcjell e vetme të birin. I ati s’merr leje nga burgu

14:56 - 11.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Qirinj të ndezur, lule të bardha dhe të kuqe janë vendosur në vendin ku u vra mbrëmë Mario Majollari, 28-vjeçari i cili pagoi me jetë krimet e të atit.




Kuja e mamasë që të rrëqethi shpirtin sapo mësoi se i biri u vra në atentat afër shtëpisë si dhe lotët e fqinjëve, lagjen ku u rrit Mario Majollari e ka pllakosur zija.

Ende duken njollat e gjakut ku Mario u vra me tre plumba, ndërsa askush nuk i mban lotët për të riun, për të cilin thonë që ka qenë i urtë punëtor, dhe që qysh 14-vjeç ka dalë të punojë për të përballur shpenzimet.

 

E ndonëse mamaja e tij e kishte rritur e vetme Marion që dy vjeç pas divorcit me Avni Majollarin, i cili në vitin 2000 vrau ish-kunatin e tij dhe Ilir Gjuzin, do ta përcjellë po e vetme për në banesën e fundit…Madje dyshohet se ishte pikërisht vëllai i Gjuzit ekzekutorit i Majollarit.

E ndërsa sot zhvillohet ceremonia mortore, i ati nuk ka marrë leje nga burgu për ta parë për herë të fundit të birin, i cili ka qenë krejt i vogël kur edhe Avni Majollari ka kryer vrasjet.

Dhimbja e nënës është e madhe dhe shpirti i saj është i copëtuar… E  rriti e vetme me peshën e madhe të frikës së hakmarrjes mbi djalin për krimet e kryera nga i ati dhe fati i keq i ndau nënë e bir.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.