Kronikë

Stresi që “streson” policinë… Djali i keq që nuk ndryshoi dhe pas fejesës

18:47 - 13.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në shkurt të 2018, dashurisë së tij do t’i jepte drejtim. Këngëtari i njohur me emrin artistik Stresi i dha fund beqarisë, duke deklaruar se nuk do të ishte me një “djalë i keq”.




Por Arkimed Lushaj duket se nuk heq dorë nga jeta e tij e një “djali të keq” duke u arrestuar sërish këtë të premte nga policia, pasi u kap brenda një lokali duke konsumuar kokainë.

Dhe në fakt Stresi prej kohësh “streson” policinë. Në fillim të këtij viti ai pati sërish probleme me autoritetet.

Detaje/ Si u kap këngëtari i njohur Stresi, me pjatën para me kokainë

Policia e shpalli në këkrim pasi mbrëmjen e 31 dhjetorit, ata u filmuan duke qëlluar në ajër me armë zjarri të tipit “shotgun”. Videoja është hedhur në rrjetet sociale dhe aty është vënë re nga policia, që nisi procedurat. Pas një kontrolli në banesën e babait të Stresit, policia sekuestroi armën dhe njoftoi nisjen e veprimeve administrative për heqjen e lejes për mbajtjen e saj.

Në 2016 këngëtari u shpall fajtor për mosbindje ndaj urdhrit të policisë. Prokuroria kërkoi dënimin me burg, por Apeli vendosi vetëm 18 muaj shërbim prove.

Arkimed Lushaj u shoqërua në polici në fund të muajit janar të vitit 2015, pasi u ndalua në zonën e Laprakës në kryeqytet. Ai u shoqërua në komisariatin e policisë rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit dhe për verifikimet e rastit, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

Atëherë u raportua se, Stresi nuk kishte konsumuar alkool, ndaj do të procedohej penalisht vetëm për “mosbindje ndaj urdhrit të policisë”. Por rreth orës 08.00 të një ditë më pas, Arkimed Lushaj, u arratis nga komisariati i policisë. Arratia e tij u konstatua 3 minuta më pas, ndërkohë që u morën masa displinore ndaj disa efektivëve të policisë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.