Kosova

Pas takimit me Vuçiç, Merkel merr në telefon Hashim Thaçin

14:09 - 17.04.18 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel.




Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentit Thaçi thuhet se tema kryesore të bisedës ishin forcimi i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve dhe domosdoshmëria e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tani, si dhe për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare ligjërisht të obligueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, kancelarja Merkel, sipas të njëjtës komunikatë, e ka përgëzuar presidentin Thaçi për rolin konstruktiv të Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, për ratifikimin e marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi dhe për funksionalizimin e Ekipit Menaxhues, që është kompetent për hartimin e draftit të Statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

 


Shfaq Komentet (1)

Leave a Reply to agroni Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

  1. Sot Gjermanjia,eshte Partneri,kryesor i Kosoves! Qdo tentativ pöer ta larguar Thaqindo te bjer! Termeti qe perfshu sot Gjermanin ishte ,me i madhi qe nga themelimi i Polizis federale! Termete te tjera do ta pasojn! Arrestimi i mbi 100 Grave,qe detyronin te prostitucionin ,homoseksual,si dhe lesbike,nga tajlanda,sikurse mosha te reja,qe i mashtronin,per pune,por se i detyronin te prostitucionin,duke fituar shuma te medha parash! Priten arrstime,dhe Gjygje Publike,edhe per te korruptuar,dhe ,peshqit e medhenj,po i tuten peshkaqenit.Makroni ,po habitet si ka mundesi,qe te arrestohen kaq shum kriminel,Marseja i thote,hajde Makron bjere policin,arresto,Makroni ngurron,Marseja ngulqon! Themeluesit e Europes,tashme po ngrihen nga varri,Kohl dhe Miterran,po ngrihen si lugat nga varri,per tu terheq veshin pasardhesve,mos rrini e beni sehir,por arrestoni,kriminelet,qe po ju dridhet nentoka!

    Përgjigju ↓